Miliband: Britania do ti qendroje prane Kosoves

Ministri i Jashtem britanik, David Miliband gjate vizites se sotme ne Prishtine ka garantuar autoritetet lokale per mbeshtetjen e Londres zyrtare ndaj proceseve qe ka perpara Kosova.
“Qeveria e Britanise e ka perkrahur rrugen tuaj te veshtire deri ne shpalljen e pavaresise dhe do t’iu qendroje prane ne rrugen drejt prosperitetit dhe integrimit ne BE”, ka deklaruar Miliband ne takimet e zhvilluara me kreret e institucioneve te Kosoves.
Qendrimin e qeverise britanike, Miliband e ka pasqyruar edhe ne nje fjalim te mbajtur ne Kuvendin e Kosoves.
“Britania eshte krenare te qendroje prane Kosoves, Serbise dhe vendeve te tjera te Ballkanit per te gjetur te ardhmen e tyre ne familjen evropiane”, ka shtuar shefi i diplomacise angleze.