Miliband: Irani duhet të japë prova për bërthamorët
I pyetur nga stacioni televiziv ''Sky News'' mbi braktisjen nga Barack Obama të një projekti mbi sistemin antiraketë që shkaktoi me Rusinë tensione të mëdha, David Miliband u përgjigj se ''ky ishte një vendim pragmatik dhe me vend'', duke nënvizuar se ''vendet e Evropës Lindore nuk do të jenë të pambrojtura''. "NATO-ja mori angazhime solemne dhe të domosdoshme përsa i përket mbrojtjes së territorit nga anëtarët e saj (...), SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë në krah të miqve të tyre'', shtoi ministri.
"Problemi iranian është i qartë dhe duhet të trajtohet në të njëjtën kohë si problemi i Koresë së Veriut'', theksoi Miliband. Është koha që Irani të shfaqë veprime konkrete për të treguar se ka qëllime paqësore me programin e tij bërthamor.
"Është koha që Irani të japë prova konkrete për të treguar se është i gatshëm të jetojë sipas rregullave të traktatit për mospërhapjen bërthamore që ka luajtur një rol të rëndësishëm për të limituar shtimin e projekteve bërthamore gjatë këtyre 40 viteve'', shtoi ministri i Punëve të Jashtme, David Miliband.