Miliband në Kinë
Sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, ka zbarkuar dje në në Kinë, për bisedime me liderët kinezë, që pritet se do të fokusohen në mundësinë për sanksione më të ashpra kundër Iranit, për shkak të programit kundërthënës bërthamor të Teheranit.
Pasi arriti në Shangai, Miliband, tha se Britania dhe Kina kanë qëllim të përbashkët, që Irani t’i respektoj rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që synojnë ndaljen e veprimtarive bërthamore të Teheranit.
“Britania dhe Kina nuk janë pajtuar vetëm për qëllimin se Irani duhet të respektoj Marrëveshjen për Mos-zgjerim dhe të mos bëhet shtet me armatim bërthamor. Ne po ashtu, u pajtuam për mënyrat për ta arritur këtë, me anë të kombinimit të angazhimit dhe trysnisë ndaj Teheranit”, deklaroi Miliband.