E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliona besimtare myslimane ne te gjithe boten festojne Fiter Bajramin

Miliona myslimane ne te gjithë botën festojnë Bajramin e Madh pas një muaji argjërimi.
Dita e fundit e Ramazanit ëshët dhe dita ku familjarët mblidhen pranë njëri tjetrit si dhe vajtojnë të dashurit e tyre që nuk jetojnë më.
Në Liban janë të shumtë ata që i blejnë dhurata të shtrenjta njëri tjetrit, apo që shpërndajnë para për më të varfërit.
Për palestinezët ky vit ofron një mundësi për të vizituar rezorte të ndryshme në Izrael.
Palestinezët do të festojnë tre ditët në vijim duke shkuar nëpër të afërm dhe miq.
Në Indonezi vendin me popullsinë muslimane më të madhe në botë, besimtarët janë falur jashtë ambjenteve të xhaqmisë dhe u kanë dhuruar dicka njerëzve më të varfër.
Për shumë nga ata kjo është një mundësi e mirë për të shkuar në qytetet ku kanë lindur. Dhe pse grupet ekstremiste islamike janë kundër komercializimit të kësaj feste, dyqanet dhe restorantet janë shumë të frekuentuara.
Dhe në Azinë e Jugut si Malajzi, Brunei dhe në jug të Filipineve ka pasur festime.
Edhe në vendet e Afrikës ku ndodhet 15 për qind e besimtarëve muslimanë besimtarët iu janë drejtuar xhamisë për faljen e mëngjesit.
Në Kenia përfundimi i muajit të Ramazanit shënohet nga një festival në rrugët kryesore të vendit.
Por përvecse në këto vende dhe ato arabe Bajrami festohet dhe në Europë, si për shembull në Francë ku dhe ndodhet minoriteti më i madh musliman me 5 milion anëtarë.
Për herë të parë, Festa e Bajramit të Madh u festua në vitin 624 të Eres Sonë nga profeti Muhamed dhe ndjekeëit pas fitores së betejës së Jang e Badarit. Bajrami i Madh është një ditë përuljeje dhe falenderimit drejtuar Zotit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›