Rama Gati ne shtator operacioni kunder kancerit te ndertimeve abuzive ne bregdet
Një operacion i gjerë kundër ndërtimeve abuzimeve në bregdet, pritet të nisë në shtator. Lajmi është bërë i ditur nga kryesocialisti Edi Rama përmes disa postimeve në profilin e tij në Twitter. Rama i cilëson këto ndërtime si një kancer agresiv në veprim, kundër të cilit do të veprojë Policia e Shtetit. “Jemi në emergjencë kombëtare”, shkruan Rama, që sqaron se operacioni do të jetë gati në shtator dhe s’do të ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Rama ftoi këdo që të ndihmojë në këtë operacion duke senjalizuar raste konkrete abuzimi në zonat ku qytetarët banojnë apo pushojnë, duke përdorur si “hashtag”, apo fjalë kyçe: #StopRrenimit.