Militantet e LSI-se incident me Policine Bashkiake

TIRANE- Incident mes militanteve te LSI-se dhe Inspektoriatit Ndertimor dhe Policise Bashkiake per vendosjen e flamujve te Levizjes Socialiste Per Integrimm ne rruget sheshet dhe objektet e vendet publike ne kryeqytet. LSI-ja kallezon ne Policine e Tiranes Policine Bashkiake dhe Inspektoriatin Ndertimor te Bashkise se Tiranes dme akuzen e pengimit te kandidatit per ushtrimin e te drejtes se fushates.
Incidenti ndodhi dje ne mesdite kur Policia Bashkiake ishte kerkuar nga Inspektoriati Ndertimor per te kryer nje mbeshtetje per heqjen nga vendet publike te flamujve dhe simboleve te partive te ndryshme politike qe kane mbushur sheshet shtyllat e ndricimit publik pemet dhe fasadat e pallateve. Veprime te tilla sipas funksionareve te bashkise i kane dhene nje imazh te keq rrugeve te qytetit duke sjelle edhe ankesa te qyteareve te ndryshem.
Levzija e Inspektoriatit Ndertimor per heqjen e ketyre te fundit eshte kryer me argumentimin se subjektet e ndryshme politike mes tyre edhe LSI- ja nuk kane marre leje per vendosjen e tyre ne vendet publike.
Po keshtu keto simbole dhe shenja jane vendosur shume dite perpara nisjes zyrtare te se fushates zgjedhore e cila eshte data 8 prill. Ne te kundert zyrtare te Policise se Tiranes thane se heqja e simboleve e objekteve te tjera te vendosura ne vende publike duhej te kryhej me nje vendim te Keshillit Bashkiak te Tiranes ne te cilin te kerkohet heqja e tyre.
Zyhdi Dajti Drejtor i Policise Bashkiake tha dje per Shekullin se objektet se gjate neteve te fundit dhe vecanerisht gjate nates se te shtunes ne menyre te vecante persona te ndryshem kane shperndare dhe vene ne vende publike si peme shtylla te ndricimit publik e vende te tjera flamuj dhe simbole te tjera te kesaj partie politike pa marre me pare nje leje te tille ne Bashkine e Tiranes. Inspektoriati Ndertimor i cili ka nen juridiksion kete ceshtje na kerkoi ndihme dhe ne u vume ne dispozicion te tyre- tha Zyhdi Dajti dje per Shekullin.
Me tej kryepolici i Bashkise se Tiranes tha me tej se ne baze te ligjit Inspektoriati Ndertimor i kerkoi mbeshtetje Policise Bashkiake ne nderhyrjen qe duhej te kryente. Ne ishim duke ekzekutuar vendimin e Policise Ndertimore kur nje grup militantesh te LSI-se bllokuan veprimet tona dhe nuk na lejonin te nderhynim- tha Dajti.
Ai pohoi se ne asnje rast nga ana e tyre nuk ka pasur asnje lloj pengimi te te drejtes se kandidateve te ndryshem politik per te kryer fushaten e tyre por se kane qene duke kryer punuen e tyre per heqjen e simboleve te subjekeve politike nga vende te pamiratuara. Ne te kundert policia ka marre nje deklarim perfaqesuesve te LSI-se te cilet pretendoin se veprimet e Policise Bashkiake dhe te Inspektoriatit Ndertimor ishin me karakter politik. Pas marrjes se deklarimeve te paleve policia referoi materialet ne prokurori ne ngarkim te Policise Bashkike dhe te Inspektoriatit Ndertimor.