Varferia droga dhe duhani i shtyjne ne vjedhje

Te miturit gjithnje e me shume jane pjese e kontigjentit te vjedhjeve ne qarkun e Elbasanit. Policia deklaron se moshat qe perfshihen me shume ne vjedhje jane 15-20 vjec nderkohe qe ne tre muajt e fundit jane arrestuar 34 vete prej te cileve 12 jane te moshes nen 17 vjec dhe shume prej tyre jane perserites.
Mosha me e vogel e personave te ndaluar nga policia ka qene 12 vjec por ata nuk mund te arrestohen dhe as te pergjigjen per vepren per te cilen akuzohen pikerisht per shkak te moshes shume te vogel. E me pas jo pak prej tyre i rikthehen vjedhjeve duke u bere kontigjent i perhershem i tyre.
Vjedhjet
Ne statistikat e policise rezulton se pergjate tre muajve te pare te ketij viti jane arrestuar 34 vete nderkohe qe shumica e vjedhjeve ka te beje me motocikleta dyqane materiale hekuri per skrap karta rimbushese telefoni. Por po keta te arrestuar rezultojne autore te vjedhjes se nje pompe uji te Ndermarrjes se Ujesjellesit paneleve qendrore te kullave tek stadiumi Ruzhdi Bizhuta Elbasan dy magazinave ku kane vjedhur hekur per skrap 7 kompjutera si dhe nje numer i madh vjedhjesh ne banesa.
Burimet nga policia bejne te ditur se ka ende persona ne kerkim per vjedhjet. Por ka edhe shume vjedhje ende te pazbuluara si dhe vjedhje te tjera qe nuk denoncohen nga qytetaret. Fakt eshte se ne Elbasan muajt e fundit eshte vene re nje rritje e numrit te vjedhjeve dhe te perfshirjes sidomos te te miturve.
Burime te policise bejne te ditur se shumica e te miturve te perfshire ne vjedhje sulmojne kryesisht kioskat me karta telefoni paketa cigaresh apo edhe materiale te tjera me vlere minimale. Madje dyshohet se shumica e tyre jane perdorues droge. Kohet e fundit jane regjistruar edhe vjedhje ordinere sic jane mallra ushqimore me vlera minimale.
ShkaqetPsikologet qe ndjekin pyetjen e te rinjve te arrestuar per nje vjedhje apo perserites thone se ata vijne nga familje me probleme te medha sociale u mungon edukimi dhe ne shumicen derrmuese jane me nje nivel te ulet arsimor. Kryesisht nga deshmite e tyre mesohet se ne pergjithesi shtyhen per te vjedhur nga shoqeria. Mungesat ne shtepi ata perpiqen ti zevendesojne pikerisht permes vjedhjeve. Ka edhe perdorues te drogave te lehta por edhe duhanpires qe vjedhin edhe thjesht per te marre disa paketa.
Sipas psikologeve ekonomia eshte faktor kryesor tek keta te mitur qe jane te paqendrueshem ne deshmite e tyre dhe nuk arrijne te kuptojne pergjegjesine e nje veprimi te kryer dhe te reflektojne mbi te. Shumica e te miturve marrin denime minimale. Madje eshte ne funksion edhe sherbimi i proves qe i ndjek keta te rinj ne periudhen e denimit te tyre duke i mbajtur nen mbikeqyrje per nje denim alternativ larg burgut.
Policia Begu Ekonomia detyron te rinjte te braktisin shkollat
Zedhenesja e Drejtorise se Policise ne Elbasan Valbona Begu thote se jane kryesisht problemet ekonomike te familjeve te tyre qe sjellin edhe vjedhjet. E pyetur mbi perseritjen e te njejtit krim dhe sidomos te vjedhjes nga te njejtet persona ajo pergjigjet se ka shume raste te tilla.
Cilat mosha perfshihen me shume ne vjedhje dhe cilat rezultojne arsyet qe i cojne te rinjte ne vjedhjeTheksojme se autore jane ne pergjithesi moshat nga 15-20 vjec por nuk do te thote qe perjashtohen moshat e tjera. Faktoret qe i cojne ne vjedhje jane te shumte por si kryesore permendim gjendjen ekonomike te familjes apo rrethi shoqeror i te miturve. shte po gjendja ekonomike qe i detyron te rinjte e sotem te braktisin shkollat dhe mund te shoqerohen me persona te prirur me veprimtari te ndryshme kriminale.
A ka perserites mes te miturve te akuzuar per vjedhje
Po ka prej tyre qe jane perserites.
Cilat jane masat qe po merren per parandalimin e vjedhjeve
Drejtoria e Policise e Qarkut Elbasan do te organizoje takime me grupe te ndryshme te rinjsh konkretisht ne shkollat 9-vjecare dhe ne gjimnaze ku u flitet lidhur me keto probleme dhe perballjen me ligjin.