E Diel, 1 Nëntor 2026

Militantët e PD-së dhunojnë deputetin, policia nuk ndërhyn (VIDEO)

www.youtube.com/watch?v=_5S9MPeiStw

Disa militantë të Partisë Demokratike janë përplasur me protestues dhe me Saimir Tahirin, deputet i Partisë Socialiste. Në përfundim të protestës së organizuar nga Forumi Eurosocialist me rastin e Ditës së Rinisë protestë e cila u mbajt në afërsi të ministrisë së Brendshme tek rruga pedonale disa të rinj, militantë të PD-së kanë dhunuar verbalisht dhe provokuar deputetin Tahiri. Ndërsa polica e cila gjendej aty për mbarëvajtjen e protestës nuk ka ndërhyrë për shmangien e kësaj përplasjeje.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa nga pjesëmarrës në këtë protestë të organizuar nga të rinjtë socialistë. Policët kanë bërë vetëm një punë edhe kjo nën urdhërat e gangsterëve të PD-së ata hoqën pankartën e cila ishte vendosur nga protestuesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›