Lindsay Lohan, pozon për Playboy
Aktorja problematike Lindsay Lohan, pozon për revistën Playboy. Fotot e aktores së padisiplinuar do të jenë pjesë e numrit të ardhshëm, konkretisht muajit janar dhe shkurt.
Për të gjithë fansat e saj, ajo ka dëshmuar dhe njëherë se jeta e saj është rikuperuar ndjeshëm, duke lënë pas drogën dhe alkolin.
Fotot nuk tregojnë gjë tjetër veçse 25-vjeçaren, e cila luan rolin e vajzës së keqe në Hollywood, ulur në një karrige e cila mban skicën e Playboy.
Nëqoftëse doni të dini vlerën monetare në të cilën është paguar ajo, nuk është aspak e vogël. Një million dollarë është paguar për fotot. Duhet të kujtojmë se Lohan ka pozuar dy herë për fotografin e Playboy, pasi herën e parë nuk ishte mjaftë bindëse për drejtuesin e revistës, Hugh Hefner.