Militantët socialistë protestojnë protesta KQZ-së
TIRANE- “Nuk do te lejojme te vrasin endrren e shqiptareve”. Me keto fjale i eshte drejtuar protestuesve deputeti i PS-se, Namik Dokle, gjate fjales se tij ne protesten qe zhvillohet para ambienteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Ai ka deklaruar se PS eshte e vendosur te mbroje te drejten legjitime, te drejten e votes, te cilen nuk ka pushtet dhe force qe ta mbaje nen diktat. “Ju jeni misionaret e medhenje te votes se lire, se ju e keni mbrojtur ate me shpirtin dhe zemren tuaj”- ka thene Dokle. Nderkaq protestuesit leshojne thirrje kunder KQZ-se, kreut te saj dhe kreut te qeverise.
Militantet, mbeshtetesit dhe deputete te Partise Socialiste jane mbledhur edhe sot si cdo dite para ambienteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne proteste te vijimit te numerimit te votave hedhur ne kutite e gabuara dhe vonesen ne certifikimin e rezultatit, qe sipas tyre ka nxjerre fitues te kreut te bashkise, Edi Ramen.
Mes protestuesve kane zene vend edhe deputetet e PS-se, Pandeli Majko, Namik Dokle, Gramz Ruci, Blendi Klosi, etj. Te gjithe me kapele te bardha ne koke, deputetet dhe shume portestues, si mase mbrojtese ndaj diellit.
Nga rrethet
Sipas te dhenave te para mesohet se ne kete proteste, njoftuar qe nje dite me pare nga ana e organizatoreve do te marrin pjese edhe protestues dhe mbeshtetes socialiste nga rrethet.
Ne oret e para te mengjesit, mesohet se jane nisur nga Elbasani autobuse me protestues. Ata u mblodhen fillimisht para pallatit të sportit Tomorr Sinani. Nderkohe qe kreu i PS-së së Elbasanit, Astrit Halili para nisjes deklaroi se jane 6 autobuse me simpatizante qe presin te nisen.
Qytetarët do të jenë në kryeqytet për të protestuar për deformimin e rezultatit të Tiranës.- tha ai.
E njejta procedure grumbullimi eshte bere edhe ne rrethe, si ne Fier, Lushnje, Mallakaster, Vlore, Gjirokaster dhe Berat.