E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre ambasadorët takohen sërish me presidentin Topi

Ambasadorët e akredituar në Shqipëri, ai i SHBA, Aleksander Arvizu, ai i BE-së Ettore Sequi dhe kreu i OSBE-ODHIR Eugen Wollfarth, do të mbajnë një takim ditën e sotme në orën 11.00,  me Presidentin e vendit Bamir Topi.

Trojka e ambasadorëve, zhvillojnë takimin e dytë brenda pak ditësh me kreun e shtetit lidhur me situatën paszgjedhore në vend.

Tre diplomatët zhvilluan mbrëmjen e djeshme dhe një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, ndërsa nga ana e tyre nga ana e tyre është apeluar në vijimësi për pritjen me qetësi të shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›