Milloshi PS na ka shfrytezuar tani qe jemi kunder ka frike se humbet votat tona

Hysni Milloshi
Tirane 9 prill 2011 NOA- Partia Komuniste e Shqiperise nen drejtimin e kryetarit te saj Hysni Milloshi ka hapur fushaten per zgjedhjet e 8 majit.
Baza dhe anetaret e saj e kane prezantuar ate si kandidatin me te denje per te fituar Bashkine e Tiranes.
Une kandidoj per kreun e Bashkise se Kryeqytetit duke rrezikuar dhe autoritetin tim mirepo dhe autoriteti dhe emri im eshte nje zero para emrin dhe autoritetit te Partise Komuniste. Ne komunistet e dime forte mire se ne cfare xhungle jetojme dhe punojme
ashtu sikurse dime shume mire se ne kete xhungel mjaltin e hane arrezat dhe arinjte por dhe ne kemi guximin si armen me te madhe sikurse Gjergj Elez Alia apo Vojo Kushi u shpreh ai para elektoratit komunist.
Ai shtoi se komunistet e mbajne fjalen e dhene dhe per kete arsye duhet te fitojne duke kerkuar voten e te papuneve dhe te pashpreseve nga partite e medha.
Me tej ai shtoi Une do te propozoja qe dy kandidatet e tjere Basha dhe Rama se bashku dhe une te dilnim ne nje debat ashtu sikurse i ka hije vendeve me demokraci te zhvilluar dhe te flisnim per alternativat qe ne japim dhe me pas kete ta vendoste populli.
Milloshi deklaroi se Partia Socialiste shume here ka fituar nga votat komuniste dhe me kodin e kaluar ajo dilte ne balotazh dhe me pas i fitonte garat pikerisht nga keto vota.
Si ka mundesi qe ne na thuhet qe do te ndihmojme Sali Berishen sot ne zgjedhjet vendore dhe neser ne ato te pergjithshme. Ne dalim ne keto gare jo per te ndihmuar Sali Berishen por sepse ne boll kemi duruar 20 vjet dhe tani PS-ja ka frike se mos humbet votat e komunisteve u shpreh kryetari i Partise Komuniste.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhje20 vjet Hysni Milloshi kandidat per Bashkine e Tiranes kryetari i partise Komuniste Partia Socialiste na ka shfrytezuar