E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vangjush Dako peruron rrugen Dhimiter Kraja

DURRES- Bashkia e Durresit vijon investimet intensive per ta shnderruar qytetin bregdetar ne nje zone te zhvilluar turistike. Kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako ka peruruar perfundimin e punimeve te rruges se re te plazhit nga Frigoriferi ne Unaze me emrin Dhimiter Kraja. Kjo rruge eshte nyje e rendesishme e nje tjeter rruge ne zbatim te projektit Frigoriferi - Dogana e Tokes qe eshte nje arterie e re qe hapet per te lidhur zonen e Shkozetit me ate te Plazhit me nje gjatesi rruge rreth 882 metra lineare. Sipas kryebashkiakut Dako perfitimet e pritshme te realizimit te ketyre investimeve jane me karakter ekonomik dhe sociale per rreth 650 familje dhe mbi 20 biznese . Investimi i arteries rrugore Frigorifer - Unaze eshte ne vazhdim te mbi 70 investimeve te tjera te realizuara nga Bashkia e Durresit ne infrastrukturen rrugore. Ky investim eshte realizuar vetem me fondet e Bashkise Durres me vlere 30 045 059 leke . Zbatimi i ketij projekti ka bere te mundur shtrimin e 4559 m2 siperfaqe dhe eshte realizuar sistemimi i ujrave te bardha 1413 meter lineare. Me realizimin e ketij investimi permiresohet infrastruktura lidhese e zones turistike te Durresit duke bere me te lehte mberritjen e turisteve ne plazh ka nenvizuar Dako. Kryebashkiaku ka deklaruar se investime te tjera do te kete ne qytetin e Durresit pasi sipas tij e vetmja rruge per zhvillimin e qytetit tone eshte puna



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›