Tirane, gjendet i mbytur 2 vjecari, 24 ore pas humbjes
TIRANE- Është gjetur sot në mëngjes i mbytur 2 vjecari i cili u denoncua i zhdukur një ditë më parë. Vogëlushi, me inicialet I. K banor i lagjes Babrru të kryeqytetit është gjetur i mbytur në Breg të Lumit, pranë përroit të shtëpisë.
Ka qenë nëna e tij ajo që denoncoi humbjen e fëmijës që prej orës 10 të mëngjesit të së dielës. Ajo ka treguar se vogëlushi ishte parë për herë të fundit duke luajtur në Breg të Lumit paraditen e djeshme.
Familjarët e të miturit dje hodhën dhe dyshime per rrëmbimim e vogëlushit për shkak të konflikteve të familjes rome.
(s.g/BalkanWeb)