Milo PDS jo pjese e makinacioneve politike
Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale, është shprehur se nuk do të bëhet pjesë e makinacioneve politike, që mund të rrjedhin nga një ligj elektoral, i cili nuk do të marrë bekimin e të gjitha subjekteve politike.
Zoti Milo, shprehet se komisioni i reformës zgjedhore është pranë dështimit. Ai thekson se në qoftë se kërkesat e partive të vogla, ku prioritarë mbetet korrektimi i sistemit zgjedfhor, nuk do të merrët në konsideratë, do të shkohet drejt krijimit të një koalicioni të ri politik.
Milo shpreh kritika të ashpra në adresë të lidershipit të Partisë Socialiste, pasi aleatja politike pavarësisht se ka mbështetur kërkesën për korrektim kombëtar, nuk po e konkretizon me vendosjen e vetos në punimet e komisionit të reformës zgjedhore.