Franco Frattini shpallet Qytetar Nderi i Tiranës
Tiranë- Ish- ministri i Jashtëm Italian, Franco Fratini është shpalluar nga Bashkia e Tiranës Qytetar Nderi.
Dhënia e këtij titulli ka qenë mbi kontributin që ai ka dhënë për liberalizimin e vizave, dhe mbështetja për integrimin evropian.
Ceremonia është zhvilluar në Pallatin e Brigadave, ku kanë qenë i pranishëm kreu i bashkisë, Lulëzim Basha dhe kryeministri Berisha. Ky i fundit deklaroi se titulli është mëse i merituar nga Frattini, pasi ai është mik i shqiptarëve.
Jemi sot këtu për të shprehur nderimin më të madh, mirënjohjen e thellë, respektin e palëkundur ndaj njërit prej personaliteteve më të shquar të skenës politike europiane dhe ndaj mikut më të shquar të shqiptarëve. Që në takimin e parë me të kam ndjerë se u takova me një mik shumë të shquar, një personalitet që ushqente ndjenjat më miqësore ndaj shqiptarëve, u takova me një zyrtar të lartë të Brukselit, që do ishte edhe avokati ynë kryesor në Këshillin e Europës,- tha Berisha.
Ndërsa Basha deklaroi se vendosmëria, lidershipi dhe pasioni i tij kanë qenë të prekshme si pak akte të tjera, pikërisht për këto arsye ne kemi nderin e veçantë të paraqesim në këtë ceremoni titullin e lartë për të.