E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Sot dita finale e protestës

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi se sot është dita finale e protestës disamujore të opozitës.

"Qeveria duhet të dëgjojë zërin e arsyes sa nuk është vonë. I bëj thirrje Berishës që të kuptojë se ka kaluar shumë furtuna Shqipëria, por kjo është furtuna e fundit përpara se populli shqiptar të kapërcejë cakun e durimit", u shpreh Milo.

Me ton të ashpër, Milo theksoi se Berisha duhet ta respektojë popullin dhe të dëgjojë ultimatumin demokratik të popullit.

"Fitorja e demokracisë dhe e votës së lirë është shumë afër", u shpreh Milo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›