Milo: Treguesit e nivelit të punësimit u përkeqësuan

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, Petraq Milo deklaroi sot treguesit e nivelit të punësimit u përkeqësuan gjatë 3-mujorit të dytë të vitit.
Në një deklaratë për mediet, Milo theksoi se ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën, pagat si në sektorin privat edhe atë publik patën një rritje të papërfillshme.
Rënia e volumit të prodhimit dhe të shitjeve në sektorin e të mirave material, vijoi Milo, ka ndikuar dhe në dy faktorë të tjerë që lidhen me nivelin e mirëqenies të punonjësve në këto sectorë, si niveli i punësimit dhe ai i pagave
“Paga në sektorin privat pati një rritje nga 69 400 lekë në fund të vitit 2023, në 70 430 në fund të tremujorit të dytë të vitit 2024, ose një rritje vetëm 1.4 %, nivel që nuk mbulon dot as dhe indeksimin e çmimeve
Niveli i çmimeve në fund të tremujorit të dytë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, u rrit me 2.4 %”, deklaroi Milo.
/a.f/