Milo:Do mobilizohemi për fitoren në zgjedhjet vendore

E majta do të mobilizojë forcat për një maksimalizimim të votave që do ta çojë drejt fitores së zgjedhjeve vendore. Ky ka qenë konkluzioni i arritur nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo në një takim kokë më kokë në selinë rozë. Milo në një prononcim për mediat theksoi edhe për mbledhjen e kryesisë së PS-së e cila do të vendosë për bojkotin ose jo të parlamentit duke theksuar se nuk bëhet fjalë për bojkot por për marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Sipas Milos PS-ja do të kërkojë të bëhet një transparencë e plotë e procesit zgjedhor dhe deformimit që iu bë këtij procesi.