E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër/ Kapet me cigare kontrabandë, arrestohet tregëtari

Një tregtar është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së shkuar nga policia e Gjirokastrës. Arben Puleri, 36 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Gjirokastrës u arrestua mbrëmë rreth orës 23.00, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip "Benz", me targa GJ 7239 A,ju gjetën 6 koli me cigare të markës "Malboro", kontrabandë".
Sipas Policisë, 6 kolitë me 3000 paketa cigare të blera në Greqi ishin futur kontrabandë në territorin shqiptar përmes pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës, duke shmangur të gjitha detyrimet doganore. Ky është rasti i katër gjatë këtij viti që punonjësit e Policisë në bashkëpunim me specialistët e sektorit rajonal të luftës kundër krimit ekonomik ndalojnë tregtarë që bëjnë kontrabandën e mallrave pa akcizë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›