Mima: Ekspertet “Jo” rritjes se taksave Eglantina Nasi
Ndersa qeveria e re e se majtes eshte duke pergatitur vendosjen e taksimit progresiv, ministri ne ikje i Ekonomise dhe Energjetikes, Florion Mima, ka kujtuar dje publikisht se kunder aplikimit te nje mase te tille fiskale kane dale kunder edhe vete ekspertet qe Partia Socialiste ftoi para pak ditesh ne konferencen “Shqiperia e Gjenerates Tjeter”. Duke konstatuar, se keshillat e eksperteve te huaj lidhur me sistemin e ri fiskal ne vend, qe kerkojne te aplikojne socialistet, duket se nuk jane marre fare parasysh nga keta te fundit. “Keshillat e tyre per te rritur ekonomine dhe jo taksat, me siguri qe ka rene ne vesh te shurdher te autoriteteve te ardhshme, te cilet po pergatitin keto dite paketen per cmontimin e takses se sheshte dhe ri-prezantimin e taksimit progresiv ne vend”, tha saktesisht lidhur me nje fakt te tille, ministri Mima. Duke sqaruar keshtu se vendosja e pritshme e takses progresive nga qeveria e re, bie ne fakt ndesh edhe me keshillat e eksperteve te huaj, qe vete socialistet i ftuan per te diskutuar me ta mbi ceshtjet ekonomike ne teresine e tyre. Dhe duke cituar konkretisht njerin prej tyre, pikerisht ish-ministrin rumun te Financave, Sebastian Gladescu, ai doli edhe kunder idese se hedhjes poshte te gjithckaje qe eshte bere deri tani. Konkretisht, ministrit Mimaj duke e cilesuar ate, gjate konferences se lartpermendur, vuri ne dukje se “qeveria e re mund te thote se asgje nuk eshte bere mire dhe se ne e dime cfare duhet te bejme qe te perballemi me sfidat”. “Nga pervoja ime, 95% e njerezve kane shanse te deshtojne, per shkak te optimizmit te tyre te madh, se do te perpiqen te bejne gjithcka dhe se do t’i zgjidhin problemet”, citoi me tej ministri Mima. Duke nenvizuar mes te tjerash, edhe faktin se te ftuarit e socialisteve ne konferencen “Shqiperia e Gjenerates Tjeter”, ishin mjaft te qarte kur i kerkuan qeverise se re te mos i rrise taksat. “Zerat e te ftuarve theksuan se perpjekja me madhore e qeverise se re duhet te jete shmangia e renies se ekonomise ne recension. Qe do te thote se ky territor, ky vend, pavaresisht veshtiresive te panumerta, eshte territor i nje rritjeje solide, dhe jo territor i rritjes mocalore dhe i recensionit”, ishte nje deklarate tjeter e kreut te ekonomise, ne qeverine e djathte. Duke konstatuar keshtu publikisht dukurine e ekzistences se rritjes ekonomike te Shqiperise, ne nje kohe kur shume vende te tjera pesuan recension. Per te perfunduar me faktin se “ekspertet e huaj keshilluan qe te rritet ekonomia dhe jo taksat, per te ruajtur nje nivel te larte te investimeve publike”. Po ashtu, ata keshilluan sipas tij, per te bere kujdes edhe me uljen e kostove.
Ministri ne ikje: Ministrat e rinj, do perballen me ate qe eshte bere
“Ministrat e rinj do te kene rastin te shikojne sesa mund dhe djerse, sa programe dhe projekte, sa reforma dhe iniciativa jane ndermarre ne keto vite demokraci”. Ky ka qene nje mesazh qe ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Florion Mima, ka percjelle dje publikisht permes deklarates se tij per shtyp. Duke apeluar ne kete menyre mbi arritjet qe sipas tij, qeveria e djathte shenoi gjate ketyre viteve dhe duke mundesuar keshtu, vazhdimesine e rritjes ekonomike. Gjithcka sipas Mimes, pasoje e reformave te ndermarra nga qeveria e se djathtes, qe realizuan edhe transformimin.