E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mima Qeveria e ardhshme mund te verifikoje me lupe gjithe koncensionet

E dha një mezash për qeverinë e ardhme, pak ditë para se të lërë karrigen e Ministrit të Eknomisë
“Ministrat e rinj që do të marrin detyrën në shtator do të kenë mundësi të kalojnë në lupë çdo koncension, sikundër do të gjejnë në tryezat e tyre dhjetëra projekte madhore e reforma të rëndësishme të ndërmarra përgjatë këtyre viteve nga qeveria demokratike”, vlerësoi Mima.
Ai nuk është i vetmi që porositi të mos hidhet poshtë çfarë është bërë deri më tani. Këtë porosi e dëgjoi edhe nga ekspertët e huaj, të ftuar në konferencën e “Gjeneratës tjetër”. 
Për zotin Mima, ndryshe nga arkitektët, një pjese e mirë e ekonomistëve të huaj dhanë këshilla të vlefshme, e mbi të gjitha treguan se Shqipëria ka punuar.
“Ndërsa në diskutimet mbi territorin ishin të pranishëm një grup klientësh të zotit. Rama, nuk mund të lë pa nënvizuar se pjesë e konferencës ishin ekspertë të nderuar të ekonomisë. Ekspertët e huaj theksuan se përpjekja më madhore duhet të jetë shmangia e rënies së ekonomisë në reçesion. Ekspertët e huaj kërkuan kujdes për taksat. Këshilla për të rritur ekonominë dhe jo taksat ka rënë në vesh të shurdhër të atyre që po përgatitin projektin për çmontimin e taksës së sheshtë”, vlersoi ministri Mima.
Një prej debateve më të mëdha mbi zhvillimet e ekonomisë është modeli i taskimit. Në bazë të premtimeve, qeverisja e majtë pritet të aplikojë taksën progresive.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›