Kryetari i PD Basha takon ne seline e re te partise ambasadorin e SHBA Arvizu
Partia Demokratike nisi punën e saj sot zyrtarisht në godinë e re dhe takimi i parë ishte mes kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha dhe ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu.
Pas një bisede që zgjati rreth 1 orë, Basha dhe Arvizu theksuan para kamerave rolin e rëndësishëm të Partisë Demokratike në opozitën e ardhshme.
“Sot kam pritur në seline e re të Partisë Demokratike Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Alexander Arvizu dhe bashkëpuntorët e tij, Zv. Ambasadorin Z. Jardine dhe dy bashkëpuntorë të rinj që sapo kanë mbërritur në Tiranë. Është takimi im i parë me të në detyrën time si Kryetar i Partisë Demokratike dhe me këtë rast shkëmbyem pikëpamjet tona mbi një sërë çështjesh që nga procesi zgjedhor i 23 qershorit, perspektiva e Partisë Demokratike mbi të ardhmen e vendit dhe çështje të rëndësishme të integrimit Europian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik si dhe roli i Partisë Demokratike si një opozitë e forte ballore, krijuese dhe moderne në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të interesit të qytetarëve Shqiptarë", u shpreh kryetari Basha.
Vlerësim për marrëdhëniet i dha edhe ambasadori amerikan. Arvizu tha se objektivi i të gjithë klasës politike shqiptare duhet të jetë integrimi europian.
"Dëshiroj të falenderoj zotin Basha dhe Partinë Demokratike për bashkëpunimin afatgjatë, bashkëpunim i cili të vazhdojë edhe në të ardhmen. Folëm për qëllimin e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht spektrit politik të cilit ata i përkasin, që është shtegu europian i Shqipërisë, shtegu euroatlanitik dhe rruga drejt Brukselit. Folëm për rolin e opozitës së vendit, pasi në çdo demokraci është e rëndësishme që të gjitha partitë të luajnë rolin e tyre dhe nëse do të shprehesha me një metaforë, do të thoja që në krye të autobusit të jenë të gjithë", deklaroi Arvizu.
Ambasadori Arvizupati nje sqarim dhe per takimin ne godinen e re.
"Ky takim në fakt ishte parashikuar të zhvillohej më herët dhe fillimisht ishte caktuar si vendtakimi selia blu. Më pas u njoftuam që PD kishtë lëvizur këtu dhe ishte e gatshme të na priste këtu dhe kjo shpjgeon arsyen se përse ndodhemi këtu sot", vuri në dukje ambasadori amerikan.