E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mima për konferencën e PS: Ekspertët kërkuan rritje të ekonomisë, jo taksave

Konferenca dy ditore e Partisë Socialiste Shqipëria e Gjeneratës Tjetër nuk ka kaluar jashtë vëmendjes edhe të Ministrit të Ekonomisë ende në detyrë Florion Mima. Përmes një deklarate për mediat, Mima iu referuar kryesisht diskutimeve të ditës së dytë mbi ekonominë dhe kryesisht porosive të lëna unison nga ekspertët e huaj.

Ndërsa në diskutimet mbi territorin ishin të pranishëm një grup klientësh të zotit. Rama, nuk mund të lë pa nënvizuar se pjesë e konferencës ishin ekspertë të nderuar të ekonomisë. Ekspertët e huaj theksuan se përpjekja më madhore duhet të jetë shmangia e rënies së ekonomisë në reçesion.

Sipas Ministrit të METE, ekspertët e huaj kërkuan që të rritet ekonomia dhe të bëhet kujdes me taksat, këshillë kjo që sipas tij ka rënë në vesh të shurdhër, pasi ndyshe po proçedohet nga ana e socilaistëve.

Ekspertët e huaj kërkuan kujdes për taksat. Këshilla për të rritur ekonominë dhe jo taksat ka rënë në vesh të shurdhër të atyre që po përgatitin projektin për çmontimin e taksës së sheshtë theksoi ai.

Mima u ndal edhe në deklaratat e PS për konçensionet,ku tha se Ministrat e rinj që do të marrin detyrën në shtator do të kenë mundësi të kalojnë në lupë çdo koncension, sikundër do të gjejnë në tryezat e tyre dhjetëra projekte madhore e reforma të rëndësishme të ndërmarra përgjatë këtyre viteve nga qeveria demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›