E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandela lë spitalin, kthehet në shtëpi

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela është kthyer në shtëpinë e tij në Johanesburg pas një qëndrimi të gjatë në një spital të Pretorias.

95-vjeçari u shtrua për shkak të një infeksioni në mushkëri më 8 qershor. Javën e kaluar mjekët thanë se ai ishte në gjendje kritike, por tregoi aftësi rekuperimi dhe që atëherë nuk ka pasur të dhëna të reja mbi të.

Presidenti i parë me ngjyrë, zoti Mandela konsiderohet si babai i kombit. Qëndrimi i tij i gjatë në spital shkaktoi shqetësim si në Afrikën e Jugut ashtu edhe jashtë saj.

Infeksioni thuhet se e ka zanafillën tek periudha prej tre dekadash që ai kaloi në burg për aktivitetin anti-aparteid.

I dërguari i BBC në Johanesburg deklaron se përmirësimi i gjendjes së Mandelës dhe kthimi i tij në shtëpi lehtëson shqetësimin e familjes së tij dhe kombit.

Banorë të Afrikës së Jugut dhe nga e gjithë bota i kanë dërguar atij urimet më të mira, ndërkohë që lule dhe pankarta janë vendosur jashtë klinikës ku ai ishte shtruar.

Gjatë qëndrimit në spital të zotit Mandela, presidenti Jacob Zuma u bëri thirrje banorëve që të luteshin për të dhe ta mbanin gjithmonë në mendimet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›