E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mimoza Sadushi:Paketa civile sjell përfitime për të gjithë

Me hyrjen në fuqi të paketës civile të hartuar nga ministria e drejtësisë, dëshmitë e trashgimisë nga sot e tutje do të merren tek noteri.

Do ti jepet fund sorallatjes së qytetarëve nëpër dyert e gjykatave, duke e shkurtuar të gjithë këtë procedurë vetëm në 5 ditë.

Presidetja e dhomës kombëtare të noterisë Mimoza Sadushi sqaron se këto ndryshime do të sjellin përfitime për të gjitha palët,qytetarët, noterët dhe gjykatat.

Sadushi sqaron edhe të gjithë procedurën dhe lehtësirat që i ka krijuar sistemi on-line noterëve, ndërsa në të gjithë këtë proces qytetarëve i ruhet anonimati.

Gjithashtu, noterët shqiptarë tashmë disponojnë një database, e cila është aksesueshme nga të gjithë për të parë nëse familja që kërkon dëshminë e trashëgimisë, ka ndonjë testament të mbyllur nga trashëgimlënësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›