E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minaj: Trajtojini meshkujt si kafshë shtëpiake

Kësaj here është këngëtarja Nicki Minaj e përzgjedhura për të qenë në kopertinën e revistës amerikane Marie Claire, ku edhe ka realizuar një intervistë mjaft interesante. Ajo është shprehur shumë sinqerisht në lidhje me meshkujt dhe ka dhënë këshillat e saj për ti joshur ata.

Këngëtarja 30-vjecare ka tërhequr vëmendjen gjatë kësaj interviste, pasi dha një këshillë mjaft të vecantë në lidhje me meshkujt. Ajo tha se ata duhen trajtuar si kafshë shtëpiake.

Mos i shkoni nga pas asnjë mashkulli. Kushtojini më shumë rëndësi shkollës. Meshkujt i dashurojnë femrat e pavarura. Ata janë si fëmijë përsa i përket dashurisë. Gjithashtu iu pëlqen ti trajtosh si kafshë shtëpiake, përshembull si qen-është shprehur Nicki Minaj.

Ylli i rrymës hip-hop u shpreh edhe në lidhje me karierën e saj. Ajo tha se i pëlqen shumë edhe aktrimi por sigurisht pas muzikës. Ajo dëshiron qe të nxjerrë fillimisht edhe tre albume të tjerë dhe më pas ti përkushtohet aktrimit,transmeton “BW”.  P.K

Nicki-Minaj-3

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›