E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minarja e Kavajës përjashtohet nga Bienalja e Venecias

Oliverta Lila

Projekti i artistit Ardian Isufi montohet në pavijonin shqiptar dhe një ditë më pas hiqet nga ekspozita. Objekt i paidentifikueshëm flet për trancizionin shqiptar, përmes transformimit të oxhakut të një fabrike qelqi në një minare, ku hoxha këndon pesë herë në ditë namazin

Kuratori: Nuk përkonte me temën, ishte e dobët artistikisht 

Oliverta Lila

Artisti Ardian Isufi është përjashtuar nga pavijoni shqiptar i arkitekturës në Bienalen e Venecias. Projekti i tij Objekt i paidentifikueshëm, i prezantuar më parë në Shqipëri, është montuar, është përfshirë në katalogun e aktivitetit, por para hapjes zyrtare është përjashtuar. I titulluar Objekt i paidentifikueshëm, Ardian Isufi është ngacmuar nga ideja e transformimit të një oxhaku fabrike qelqi në qytetin e Kavajës në një minare, në të cilën hoxha ngjitet të këndojë namazin. Para se të konkurronte për në Bienalen e Venecias, Isufi, pedagog në Universitetin e Arteve, kishte ndërtuar një paraqitje tredimensionale për ta vendosur këtë objekt thuajse në përmasa reale në Venecia, një vend ku dominon kristianizmi. Ideja e tij kishte të bënte me përballjen e dy kulturave dhe nxitjen e një debati që të mund ti jepet përgjigje çështjes globale të pranimit të tjetrit me identitetin që ka. Isufi mendon se ajo që ngjau me projektin e tij kishte një sfond të qartë religjioni, por kuratori Ilir Voci, i cili është edhe pjesëmarrës me një projekt në pavijonin shqiptar, e mohon këtë fakt. Në Bienalen e Venecias, përveç pjesës arkitektonike, unë vendosa të ftoja edhe artistët Maks Velo, Artan Shabani, Dritan Zajmi dhe Adrian Isufi. Tre të parët u ekspozuan, ndërsa Isufi jo, pasi në momentin e fundit mendova se vepra e tij artistike ishte jashtë konceptit kuratorial të ekspozitës. Fillimisht menduam se projekti i Isufit mund të qëndronte në panelin që e kemi titulluar Trashëgimia industriale e ku kemi dashur të kapim tematikën e rivitalizmit, ashtu siç ka ndodhur me fabrikën e qelqit në Kavajë, e cila është kthyer në minare. Por pas një konsulte të gjerë me grupin e arkitektëve menduam se maketi i prezantuar nuk ishte i duhuri në krahasim me nivelin e përgjithshëm. Kishim një bjerrje të nivelit artistik të ekspozitës dhe në këtë kontekst menduam të mos e prezantonim, ka deklaruar dje kuratori i pavijonit shqiptar, arkitekti Ilir Voci pas konferencës për shtyp, ku foli për prezantimin e Shqipërisë në këtë edicion të 13 të bienales. Shpjegimin e tij për një dalje jashtë konceptit kuratorial, Ardian Isufi e quan të pavend, pasi, sipas tij, kjo çështje është diskutuar shumë më herët me kuratorin, i cili e kishte pranuar projektin si interesant dhe origjinal. Isufi këmbëngul tek idetë fundamentaliste që çuan në këtë ngjarje, ndërsa kuratori Voci thotë se nuk kishte të bënte aspak me çështje religjioni. Fakti që ne e vendosëm fillimisht në panelin tonë tregon se nuk është çështje religjioni. Ardian Isufi u konsiderua nga ana jonë jashtë konceptit kuratorial, ndaj dhe vepra e tij u hoq, thotë Voci. Pavijoni shqiptar do të vazhdojë të qëndrojë i hapur në Pallatin Zorzi, aty ku është vendosur edhe selia e UNESCO-s për Europën deri më 25 nëntor. Kuratori Ilir Voci, i cili nuk ka bërë më parë një paraqitje të konceptit të tij për prezantimin në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, ku Shqipëria merr pjesë për të dytën herë, u shpreh se vendit tonë ambientet iu dhanë falas nga UNESCO. Shqipëria ka paguar vetëm 7500 euro për shpenzime të infrastrukturës. Në ndryshim nga një vit më parë, gjysma e pjesëmarrësve ishin fituesit e një konkursi që Ministria e Kulturës shpalli për projektet arkitekturore që synonin trashëgiminë. Restaurimi dhe rikonstruksioni i Vila Themistokli, Korçë, nga ark. Edvana Vangjeli dhe Ilir Voci, Rivitalizimi i Akropolit në Kalanë e Beratit, nga ark. Rezarta Pilafi, Eneida Seraj dhe Gjergj Bakallbashi, Reliket e komunizmit, rivitalizimi i bunkerëve nga Elian Stefa, Gyler Mydyti dhe Niku Alex Mucaj; rivitalizimi i oborit të brendshëm në Muzeun Historik Kombëtar nga studentët e arkitekturës në Universitetin Teknik të Gracit, Marvi Basha e Brion Basha, ishin katër projektet e përzgjedhur fitues. Përveç tyre, në pavijonin e titulluar In Heritage(Në(me)trashëgiminë),  që bazohet kryesisht në stenda ekspozuese, kuratori ka bërë pjesë edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me trashëgiminë si rivitalizimi i kështjellës së Bashtovës, restaurimi i qendrës historike të Shkodrës, rikonstruksioni i tre shtëpive tradicionale në Gjirokastër, projekti i tuneleve të marinës në Porto Palermo dhe projekti për bulevardin e Tiranës nga Grimshaw Architects. Maks Velo, Artan Shabani dhe Dritan Zajmi janë tre artistë që plotësojnë panoramën e prezantimit të Shqipërisë në këtë aktivitet, të cilin stafi i pavijonit shqiptar e konsideroi si një sukses të plotë.

Maketi i Ardian Isufit ardi fabrika xhami venezia projekt via garibaldi web Ardian Isufi

Ardian Isufi: E bënë për bindje fetare

Kuratori donte kullë kishe, jo minare

Ardian Isufi mendon se heqja e projektit të tij Objekt i paidentifikueshëm nga pavijoni shqiptar ka sfond religjioz. Sipas tij, Ilir Voci ka vepruar mbi bindje fundamentaliste dhe xhelozi artistike, duke u përfaqësuar në Venecia jo vetëm si kurator, por edhe me një projekt arkitekturor.

Ju figuroni si artist në katalogun e pavijonit shqiptar në Bienalen e Venecias, por puna juaj nuk është ekspozuar. Pse ka ndodhur kjo?

Ishte një ngjarje në përmasat e skandalit. Projekti im Objekt i paidentifikueshëm, një reflektim për tranzicionin tonë social, shoqëror dhe të besimit fetar, fillimisht u mbështet nga Ministria e Kulturës si një nga projektet konkurruese për tu paraqitur në Bienalen e Venecias. Komisioni selektues e vlerësoi në unanimitet. Pas kësaj faze, ndodhi që në mungesë të fondeve, Ministria e Kulturës e pa të arsyeshme të mos e realizonte pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës. Në këtë moment u zgjodh në mënyrë të rrufeshme një kurator, Ilir Voci, i cili është arkitekt fitues i një prej katër projekteve të MTKRS-së që u paraqitën në këtë aktivitet. Ishte vetë Ilir Voci që më tha se projekti ishte shumë ambicioz dhe më pas u ndoqën hapat për realizimin e projektit. Unë kisha kohë që përgatisja një maket arkitektonik, sepse e rëndësishme për mua ishte që të shfaqej në Venecia mënyra se si në një të ardhme ky objekt të mund të instalohej në Venecia, e pikërisht në një rrugë të veçantë ndër

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›