E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusët grekë në protestë, bllokojnë kalimin e automjeteve shqiptare

Gazeta Shqip

Reagimi ka ardhur pas vendimit të gjykatës greke për të hequr bllokadën ndaj autobusëve shqiptarë në Greqi

Sindikata e Autobusëve të Janinës ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Administrative greke që lejoi 22 kompani shqiptare të autobusëve të operojnë në territorin grek në linjat që lidhin Greqinë me Shqipërinë.
Mbi 70 autobusë grekë të mbledhur nga veriu i vendit kanë protestuar ditën e sotme në anën greke të kufirit, në pikën e kalimit të Kakavijës, duke bllokuar kalimin e çdo automjeti shqiptar drejt Greqisë.

Gjykata Administrative e Athinës vendosi një ditë më parë që të pezullojë me 10 ditë urdhrin e Ministrisë greke të Transporteve, që ndalonte linjat e autobusëve Greqi-Shqipëri të kalonin kufirin në Kakavijë, ndërsa pas këtij afati do tu kërkohej kompanive të paraqesin vërtetime se kanë zbatuar ligjin grek mbi transportin e udhëtarëve.

Ndërkohë, pronarët e autobusëve grekë kërkojnë ndalimin qarkullimit të autobusëve shqiptarë në linjën Greqi-Shqipëri, pasi sipas tyre kjo gjë i penalizon në punën e tyre.
8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autobusët grekë në protestë, bllokojnë kalimin e automjeteve shqiptare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›