E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minarolli: Do ndeshkojme sekseret

Pas denoncimeve te rasteve te korrupsionit ne konsullatat shqiptare, ka reaguar ambasadori yne ne Athine, Vili Minarolli.

Ai eshte shprehur i sigurt se Ministria e Jashtme do te ndeshkoje sekseret ne ambasade, por kerkoi edhe nga prokuroria qe t’i shkoje deri ne fund hetimeve dhe te mos i lere ato ne mes.

“Kemi cuar ne te gjitha komisariatet vulat orgjinale te konsujve dhe kemi nje bashkepunim te ngushte me policine e zones per te larguar sekseret. Per rastin konkret mund te them se kemi te bejme me nje falsifikim jashte ambasade, fenomen i regjisturar edhe me pare”, ka pohuar Minarolli.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›