Kapshticë, kthehen 4 nga 7 emigrantët e humbur
KAPSHTICE- Rikthehen në tokën shqiptare 4 nga 7 klandestinët që humbën 9 ditë më parë në mes të dëborës, mes maleve të Kosturit në Greqi. Të kthyerit e parë janë Përparim Cali, Aleksandër Dushaj, Mareta Zekaj dhe vogëlushja e saj Andueneta, të cilët kanë marrë dhe një dënim nga drejtësia e shtetit fqinj duke mos i lejuar më të shkelin në Greqi. Njëri prej klandestinëve ka rrëfyer për vuajtjet që ka përjetuar gjatë rrugës së tyre drejt shpresës, dhe orët e tmerrit në dëborë, ku gjysem te ngrire grupi ka rrezikuar jeten e tyre dhe te fëmijëve.
Të mbetur në mes të dëbores duke mos ditur drejtimin për në vendin ku kishin lënë të takoheshin me të afërmit e tyre, këta të fundit dhanë alarmin për humbjen e tyre në televizionin “Neës 24” dhe paralelisht edhe policinë greke.
Alarmi i dhënë në “News 24” për emigrantët shqiptarë në rrezik, mes tyre edhe dy femijë bëri që policitë e të dy vendeve të viheshin në levizje duke kontrolluar të gjithe terrenin. Policia greke gjeti rreth 15 emigrantë shqiptarë në thellësi të maleve me dëbore mbi 50 cm, ku bashkë më ta ishin edhe 7 emigrantët që dhanë sinjalin SOS.
Ndërkohë [ritet që të kthehen edhe emigrantët e tijerë, Vitore Dushaj 22 vjeç nga Shkodra, Valentina Cali 34 vjeç nga Shkodra vajza e saj 3 vjece Klarisa.
(e.n/news24/Balkanweb)