E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët bllokojnë kompaninë ACR

Mëngjesin e sotëm, ata kanë hyrë në zyrat e kompanisë ACR. Pavarësisht, se kompania shprehet se do të angazhohet për të plotësuar kërkesat e minatorëve, këta të fundit nuk tërhiqen pa nënshkruar më parë një dokument ligjor, i cilit të tregojë përmbushjen e kushteve.

Punëtorët e nëntokës protestojnë prej 20 ditësh për paga më të larta dhe për më shumë kushte sigurie në punë. Disa ditë më parë, ata zhvilluan edhe një protestë në Tiranë, çka detyruan Ministrinë e Ekonomisë që të pezullonte përkohësisht licencën kompanisë për shfrytëzimin e kromit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-25 08:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›