E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatët e PS: Rama po na trajton si shërbëtorë

Mungesa e nje strategjie te qarte te Partise Socialiste ka bere qe aleatet e saj te shprehin kritika te ashpra ne lidhje me drejtimin e koalicionit nga kryetari i saj Edi Rama. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, kreu i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi dhe ai i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, nuk i kursejne rezervat ne lidhje menyren e sesi Rama ka administruar procesin pas zgjedhor, por edhe mungesen e koordinimit te levizjeve per te ardhmen. Ne prononcimet e dhena per "Vizion Plus", aleatet e selise roze shprehen hapur se nuk po perfillen nga kryetari i PS-se, Edi Rama. "Une jam kritik per sa i perket faktit qe opozita sot nuk eshte mbledhur per te shqyrtuar, per te diskutuar dhe per te kombinuar veprimet e saj te metejshme. Duhet perfundimisht te hiqet dore nga nenvleresimi me nje lloj paternalizmi qe Partia Socialiste ushtron ndaj aleateve te vet", thote Milo. Ai shton se Partia Socialiste dhe lideri i saj duhet te vleresoje aleatet si bashkepunetore dhe jo si sherbetore. "Duhet kuptuar qe eshte koha qe aleatet duhen vleresuar per aq sa kane dhe nuk duhen nenvleresuar as nuk duhen konceptuar si sherbetore te interesave dhe synimeve te Partise Socialiste, sepse kjo e ka demtuar dhe mund ta demtoje edhe me shume ne te ardhmen te majten politike, por edhe aleaten tone, Partine Socialiste", u shpreh Milo. Po ashtu me tone kritike e vlereson situaten edhe kreu i PDK-se, Nard Ndoka. Ai shprehet se Partia Socialiste nuk duhet te jete me e ngurte dhe duhet te zgjeroje rrethin e bashkepunetoreve te saj per te pasur nje rezultat sa me te mire.

"Opozita ne vetvete duhet te organizohet, duhet te reformohet si dhe duhet te zgjerohet, pasi kjo eshte nje domosdoshmeri e kohes, duke mos u treguar e ngurte ne administrimin e ketij procesi si dhe per te hapur shume me tej gamen e opozitareve politike, pra, duke i kaluar me tej disa konflikte dhe interesa te momentit, per t'u pozicionuar ne nje menyre te shpejte, per faktin se opozita e sotme eshte ne shumice ne popull dhe kjo eshte shume e rendesishme", shprehet kreu i demokristianeve Nard Ndoka. Mungesa e strategjise dhe e nje platforme konkrete eshte sipas kreut te Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi problemi me emergjent qe ka sot e majta. Ai thote se Partia Socialiste duhet te kryeje misionin e saj opozitar per te pasur sukses ne zgjedhjet e ardhshme. "Partia Socialiste ka pergjegjesine me te madhe, per te kryer kete mision opozitar dhe eshte koha ku perfundimisht te beje opoziten e vertete. Koha e gjoja kompromiseve dhe koha e opozites konstruktive, absolutisht ka kaluar"- thote Gjinushi, duke i kerkuar Rames nje koncentrim te pergjithshem te aksioneve politike te se majtes dhe vecanerisht Partise Socialiste", shprehet Gjinushi.

DEKLARATA

"Duhet kuptuar qe eshte koha qe aleatet duhen vleresuar per aq sa kane dhe nuk duhen nenvleresuar as nuk duhen konceptuar si sherbetore te interesave dhe synimeve te Partise Socialiste, sepse kjo e ka demtuar dhe mund ta demtoje edhe me shume ne te ardhmen te majten politike, por edhe aleaten tone, Partine Socialiste", tha Milo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›