Minatorët e ACR-së: Po vidhet kromi nga firmat e licensuara nga qeveria
Bulqizë- Minatorët e ACR-së akuzojnë kompanitë private të licensuara nga qeveria se po shfrytëzojnë barbarisht minierën e kromit, ndërkohë që vetë ata nuk lejohen prej ditësh të punojnë në minierë.
Minatorët e firmës ACR prej ditësh nuk janë lejuar që të punojnë në zonën D. Mesohet gjithashtu se 80 minatorë vazhdojne të jenë pa punë pas një urdhri të leshuar nga METE për pezullimin e punës në minierë deri në rehabilitimin e plotë të saj.
Por nga ana tjetër firma private që punojnë në këtë minierë kanë vijuar punën normalisht. Kjo situatë ka shkaktuar tension mes tyre dhe minatorëve të ACR-së. Këta të fundit ditën e sotme janë drejtuar drejt galerive por janë penguar nga rojet private të minierës.
Sipas tyre kromi po vidhet në minierë në mënyrë të padrejtë, dhe për këtë ata fajësojnë ACR-në e cila sipas minatorëve nuk po zgjidh këtë situatë të krijuar. Ndër të tjera minatorët e ACR-së akuzojnë për vjedhjen e kromit edhe firmën ARB që është edhe përgjegjëse për ruajtjen e zonës D .
Shkrime të tjera me interes:
- Shpërthimi, Minatorët: Jo për fajin tonë, ACR të mbaje premtimet Bulqizë- Minatorët e minierës së kromit në Bulqizë ripërseriten kërkesat...
- Miniera e Bulqizës, 600 minatorët ende të papunë Bulqizë- Miniera e Bulqizës nën menaxhimin e firmës koncensionare ACR...
- Bulqizë, minatorët refuzojnë kontratat individuale Me ane te nje deklarate, kompania koncesionare ACR, që menaxhon...