E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët i përgjigjen politikës me politikë Nga "Faktori Plus"Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë do të nisë sot një protestë, në të cilën do të ketë një zgjerim të kërkesave të tyre përtej statusit të minatorit. Sindikalistët u kanë kërk

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Minatorët i përgjigjen politikës me politikë Nga "Faktori Plus"

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë do të nisë sot një protestë, në të cilën do të ketë një zgjerim të kërkesave të tyre përtej statusit të minatorit. Sindikalistët u kanë kërkuar qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen kësaj proteste duke protestuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe kostos së papërballueshme të jetesës. Kjo është dhe e reja e kësaj proteste.

Debati që shoqëron lëvizjen e vakët sindikaliste në Shqipëri, është mungesa e solidaritetit që ato gjejnë mes qytetarëve. Një nga arsyet e kësaj mungese solidariteti ka qenë gjithmonë dhe spektri i ngushtë dhe specifikimi i kërkesave të tyre në kërkesa profesionale. Për herë të parë një sindikatë kërkon një solidaritet në gjithë Shqipërinë, duke i dhënë protestës një karakter më të gjerë politik. Kjo në të vërtetë është shansi i vetëm që solidariteti të rritet dhe protesta e tyre të ketë ndikim mbi qeverinë. Nëse sindikatat do të vazhdojnë të protestojnë të veçuara dhe kërkesa specifike, qeveria do ta ketë të lehtë t’i lërë ato pas gardhit të kryeministrisë me 200 protestues duke mos i përfillur.

Një zgjerim i bazës së protestës, mund të detyrojë dhe qeverinë të ndryshojë qëndrimin ndaj tyre. Në këtë pikë Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë ka një përvojë më të madhe. Siç dihet, ajo është sindikata që nisi në pranverë të vitit 1991 protestat kundër qeverisë së ish-kryeministrit Fatos Nano, të cilat çuan në rrëzimin e tij. Ata janë dekoruar nga ish-presidenti Berisha si Martirë të Demokracisë. Kjo Sindikatë po ashtu ka tejkaluar kompleksin e bashkëpunimit politik me të majtën dhe të djathtën. Edhe pse lindën nga një lëvizje antikomuniste në Shqipëri, një vit më parë, ata u bën partnerë me Lëvizjen Socialiste për Integrim kryesuar nga Ilir Meta për hartimin e statusit të Minatorit. Meta u premtoi se kur LSI të hynte në qeveri, do të kushtëzonte partnerin e saj në qeveri për statusin e Minatorit. Por një javë më parë, këta minatorë u përleshën para kryeministrisë me policinë në përpjekje për të takuar Metën ose Berishën, por përfunduan në qeli. Të ndjerë të tradhtuar nga politika, ata duket se duan t’iu përgjigjen me politikë, kësaj përpjekje të qeverisë për të injoruar kërkesat e tyre. Protesta e nesërme do të jetë një test që do të provojë se sa mund të funksionojë, lëvizja sindikaliste si bërthamë për një protestë më të gjerë qytetare, që tejkalon interesat e një shtrese të caktuar punëtorësh, por mbron dhe interesat e tyre si qytetarë të rrezikuar nga kjo qeverisje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›