Sandri bashkon Ridvanin me Dukën për zgjedhjet e FederatësNga Antena brenda familjesSandri i ka mbyllur zgjedhjet e Federatës. Ortaku i tij në Supersport, do të rizgjidhet sërish president i Federatës. Ndryshe nga katër vjet më parë kur e kishte të v
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri bashkon Ridvanin me Dukën për zgjedhjet e FederatësNga Antena brenda familjesSandri i ka mbyllur zgjedhjet e Federatës. Ortaku i tij në Supersport, do të rizgjidhet sërish president i Federatës. Ndryshe nga katër vjet më parë kur e kishte të vështirë t’i mbushte mendjen doktorit për Dukën, këtë radhë e kishte më të lehtë. Disa vota që i kishte të dyshimta, i ka të mbyllura tani. Natyrisht iu desh një kosto, pasi futi në lojë gjithë bizneset që doktori u ka dhënë vizë jeshile për të bërë para dhe për të mos paguar taksa. U desh të fuste në lojë Gimen, Zamirin, Irfanin te Klubi Skënderbeu, madje të bënte dhe Fevzon anëtar të kryesisë së Klubit.
Pas kësaj, si kusht i kërkoi doktorit që Ridvani në çdo ndeshje të ishte në tribunë me Gimen dhe Zamirin, dhe rezultatin pastaj e zgjidhte vetë Sandri. Kështu u bë tri të diela rresht. Problemin më të madh e kishin me Ridvanin se ky nuk ka qenë kurrë në stadiume. Kjo shkaktoi problem të madh në Kavajë, pasi Ridvani që ende nuk është mësuar me Skënderbeun, bërtiti një herë i gëzuar kur Besa për pak bëri gol, pasi e dinte sikur ishte Skënderbeu. Gimja ndërhyri duke e kapur nga mënga.
- Shef, mos, se desh na bënë gol ne ata. Jemi me këta të kuqtë ne, me të zeza.
- Po ç’ke o burazer,- i tha Ridvani,- a luajmë kundër këtij të Besës ne, këtij presidentit, Xhatit?
- Po bre,- i tha Gimja.
- Po ky po shante atë lojtarin që desh bëri gol,- i tha Ridvani.
- Po se këto punë kështu janë shef. Ne i thamë Xhatit të na lërë ndeshjen, se ka ca halle me taksat këtej nga këto fshatrat turistike në Golem, ai do na lërë ndeshjen. Ai ka porositur lojtarët të na lënë ndeshjen, por lojtarët janë mërzitur, se zakonisht i shesin vetë ndeshjet pa pyetur për presidentët. Dhe Xhati po shante lojtarin e Besës që desh bëri gol, po ne nuk jemi me Besën, jemi me Skënderbeun bre, se na turpërove.
- Qenka e ngatërruar kjo o byrazer,- i tha Ridvani. D.m.th, Xhati qenka me Skënderbeun? Atëherë, kot rrimë këtu, ikim pimë ndonjë gjë nga Kantina se kemi dhe shtëpitë afër aty, shkojmë marrim ndonjë sy gjumë pastaj.
- Po mirë shef, ja ikim. Ja t’i them dhe Xhatit, që të mos bëhet merak, se do ta mbajnë fjalën lojtarët.
Pas kësaj u nisën për te kantina, Gimja, Ridvani, Zamiri, Duka dhe ca të tjerë.
Hëngrën, pinë dhe ngritën dolli për humbjen e Besës. Dollitë i çonte presidenti i Besës, dhe vazhdonte me radhë te Ridvani dhe në fund Duka.
Sandri merrte vazhdimisht në telefon Dukën dhe e sqaronte se tani e ka të sigurt 97 për qind. Tri vetë janë të dyshimtë ende. Ndërkohë në tavernë situata po rëndohej nga avujt e alkoolit. Një kamerier i dëshpëruar nga humbja e Besës, kur pa presidentin e Besës që pinte me Ridvanin, u mërzit dhe zuri të shante Sandrin.
- ǒke me Sandrin ti o byrazer,- i tha Gimja. Shiko punën tënde aty.
- Kam mer jahu, si s’kam,- i tha kamarieri,- se na ka dalë nami ne kavajsave si b... q..., por këta lezhjanët janë në vend të parë. Ja dhe në Big Brother nga Lezha u doli b… q… Dhe ai Sandri e ka bërë këtë pisllëkun që ka shitë ndeshjen Besa sot.
- Po jo bre byrazer, ç’është ky llaf. Nuk e shikon që ka qenë ndeshje e pastër? Ja dhe presidenti i Besës me ne është. Pastaj do bëjmë dhe zgjedhjet e Federatës këtu. Kemi fol dhe me kuzhinën, po deshët e bëjmë këtu dhe drekën kur të zgjidhet ky bosi prapë për herë të tretë.
- E kuptoj mer jahu, e kuptoj,- tha kamarieri. Po pse duhet me fol orë e minutë me atë Sandrin kur e keni mbyll këtë punë. Më vjen keq për këtë ministrin që vjen deri në Kavajë për të blerë ndeshjen, ndërkohë që ne s’kemi bukë të hamë.
- Po jo bre byrazer, se ministri s’merret me këto punë. Ka të tjerë që shesin e blejnë. Ministri taksat mbledh. Po ke ndonjë hall, më thuaj mua se unë merrem me vënie gjobash dhe falje gjobash.
- Jo mor burrë se ti je me Fatos Nanon, s’kam punë me ty unë. Ne në Kavajë jemi me doktorin, ndaj kam inat me këtë Ministrin që tani rri me Klanin e Zemunit dhe ju që i rrinit nga pas bythe Fatos Nanos.
- Po jo bre byrazer se bashkë jemi tani, dhe ne, edhe doktori edhe Nano. Po ç’ke bre se i zgjidhim të gjitha punët, pse na prish drekën kot. Se ne nuk kemi krah politik, kemi hall që Supersporti të ketë në dorë Federatën, se na duhet të bëjmë biznes o byrazer. Hajt se do të japim një kartë Supersporti falas. Na sill pak mezet tani se e rregullojmë.
Kështu dreka e gjatë e Ridvanit, Gimes, Zamirit, Dukës, dhe të tjerëve zgjati deri të dielën në mbrëmje, aq sa kur Ridvani u përmend, sekretarja e kishte mbushë telefonin me 100 sms.