Minatorët kërkojnë siguri

“Grupi i dërguar nga Tirana nuk ka mundur dot të realizojë një kontroll të detajuar të zonës ku ndodhi shpërthimi, si dhe pjesëve të tjera të minierës, si rezultati i sasisë së gazit që ndodhet aty", thanë burime nga Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave.
Nga ana tjetër, minatorët kërkojnë siguri për të nisur punën brenda galerive pas ngjarjes së javës së shkuar ku humbi jetën një minator dhe u plagosën disa të tjerë. "Do të rifillojmë punën kur të na garantohet nga specialistët se janë kontrolluar të gjitha frontet e punës dhe të na konfirmohet gjendja e mirë e minierës", ka thënë Luan Nika, kreu i përfaqësisë së minatorëve.
Prokuroria vijon hetimet e saj për ta zbardhur tërësisht shkaqet e shpërthimit ndodhur ditë më parë në pusin 2, niveli 16-të të minierës së Bulqizës gjatë punës për hapjen e pusit të ri numër 9, ku një minator humbi jetën, ndërkohë që tetë të tjerë u plagosën. /Start/
2011-10-22 14:55