E Enjte, 5 Nëntor 2026

Minatorët në protestë jashtë Kuvendit, PD: Nesër dorëzojmë në Kuvend një projektligj për statusin e tyre

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Një grup minatorësh kanë protestuar sot jashtë ambienteve të Kuvendit, duke kërkuar miratimin e statusit të tyre. Përveç statusit, ata kërkojnë njëherësh edhe përmirësim të kushteve të punës.

Disa prej tyre, paralajmëruar një tjetër hap përshkallëzues përtej protestës, duke u shprehur se mund të kalojnë në grevë urie nëse qeveria nuk vihet në lëvizje.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se ditën e nesërme do të dorëzohet në Kuvend një projektligj në lidhje me statusin e minatorëve.

“Një pjesë e kolegëve kanë takuar minatorët dhe dje është firmosur projektligji për statusin e minatorëve dhe ditën e nesërme ne e dorëzojmë këtë projektligj në Kuvend”, tha Bardhi.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›