Minatorët ngujohen, ndërpresin çdo kontakt me jashtë
Minatorët e Bulqizës e kanë përshkallëzuar protestën e tyre, teksa kanë vendosur që të ngujohen 1400 metra nën tokë, duke shkëputur marrëdhëniet me çdo njeri.
Ata kanë vendosur që të mos pranojnë asnjë kontakt deri sa të zgjidhen kërkesat e tyre.
Ndërsa greva e minatorëve ka hyrë në ditën e gjashtë të saj, një tjetër prej tyre është dërguar në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Edhe pse greva e minatorëve ka shkuar në ekstrem, deri më tani asnjë prej përfaqësuesve të qeverisë nuk ka kontaktuar me ta, për të negociuar mbi kushtet e vendosura nga ta.