Nisma e re e Aleancës Kuq e Zi: Shqiptarizimi i emrave të qyteteve
Pas betejës për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, Aleanca Kuq e Zi ka marrë një tjetër nismë.
Kësaj here bëhet fjalë për emrat e qyteteve. Gjatë një takimi që ka pasur me qytetarët në Pogradec, kreu i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu, ka thënë se ka ardhur koha që të ndryshohen emrat e disa qyteteve, të cilat janë sllavinizuar dhe helenizuar.
Të shqipërohen toponimet e deformuara. Ti kthehet identiteti qyteteve, ka thënë Spahiu gjatë fjalës së tij, që ka propozuar dhe një ligj për toponimet.