Minatorët, protestë në Tiranë: Zgjidhni kërkesat
TIRANE- Minatorët e Buqlizës kane nisur protesten ne Tirane, para Ministrisë së Ekonomisë, ne vijim te protestes se nisur ketu e 2 jave me pare ne Bulqize.
Te mbledhur para METE rreth 300 minatore kerkojne zgjidhjen e kerkesave te tyre, qe nuk kane lidhje me politiken, por jane thjesht sociale ‘per buke, uje dhe nje jete me te mire’.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj ka qene i pari qe ka numeruar kerkesat e minatoreve, duke iu drejtuar ministrit. Sipas te cilit minatorët nuk do të lëvizin nga Tirana derisa qeveria të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar, kushte me te mira pune, siguri ne pune e page me te mire.
“Zoti minister, kryeministri na ka premtuar që do zgjidhni situatën, ju keni premtuar se do mbyllni firmat e paligjshme, asgjë nuk keni bërë. Minatorët bëjnë thirrje për paqe sociale, nuk thyejnë xhama, nuk cohen mbi policinë, janë shkalla më e lartë e civilizimit që bëjnë protesta të ndershme, ekonomike për liritë dhe të drejtat themelore, bukë, ujë, dinjitet dhe jete normale. Nuk lëvizim, do te jemi ketu dhe do presim deri sa të zgjidhni kërkesat, ndryshe do flijohemi para derës suaj të mbyllur më kangjella”- tha ai.
Sipas organizatoreve, stacioni i pare eshte METE, e cila sipas protestuesve, “po tregohet totalisht e papërgjegjshme dhe e pavëmendshme, pasi ajo i ka dhënë koncensionet me licensë dhe ka të drejtën e kontrollit të investimeve, moskryerja e të cilave ka dërguar në përkeqësimin e kushteve të punës, të pagës, dhe të sigurisë.”
Takimi i fundjaves mes perfaqesuesve te minatoreve dhe te firmes ACR nuk dha ndonje rezultat konkret dhe nuk coi ne ndonje marreveshje mes paleve, e per pasoje drejtuesit e protestes njoftuan vazhdimin e saj.