E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga, vizitë dy-ditore në Slloveni

PRISHTINE- Me ftesë të homologut slloven, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ndodhet ne Slloveni, ne kuader te nje vizitë dy-ditore.

Raportet dypalëshe dhe çështjet e bashkëpunimit rajonal pritet të jenë tema e diskutimi ndërmjet dy krerëve shtetërorë, bëhet e ditur nga kabineti i presidentit të Sllovenisë.

Sipas të njëjtit, Jahjaga do të takojë edhe kryetarin e Parlamentit slloven, Pavel Gantar, si dhe kryeministrin Borut Pahor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›