Minatorët protestojnë para kryeministrisë

Lehtësimi i afërt i regjimit të vizave për shqiptarët ka sjellë në qendër të protestës së minatorëve rritjen e çmimeve në raport të zhdrejtë me pagat dhe pensionet e shtetasve shqiptarë.
Veç uljes së moshës së daljes në pension ata kërkuan me ngulm rritjen e pensionit minimal që është vetëm 6 mijë lekë të reja.
Afro 200 minatorë të drejtuar nga kryetari i sindikatës së tyre Fiqiri Xibri përgjatë disa orëve i bëri thirrje kryeministrit dhe qeverisë për dialog institucional dhe pjesëmarrje si aktorë në takimet e grupit të punës të ngritur për hartimin e projektligjit të statusit të minatorit.
Protesta u mbështet edhe nga Vladimir Kostari kryetari i një shoqate në Milano në mbrojtje të të drejtave të të mbyturve të Otrantos.
Të zhgënjyer nga kompromiset me qeveritë ndër vite prej disa përfaqësuesve të sindikalizmit shqiptar Minatorët kujtuan me sllogane rolin e tyre si forcë lëvizëse përkrah studentëve në ardhjen e demokracisë në vend.
Përgjatë protestës një prej ish minatorëve Agim Mera ra në gjendje të fikti dhe jo larg në kohë u ndihmua nga Urgjenca e Tiranës.