Francë, nis procesi gjyqësor ndaj 38-vjeçares që vrau 6 fëmijët e saj
Në një qytet në veri të Francës ka nisur sot procesi gjyqësor ndaj një gruaje 38-vjeçare, Celine Lesage, e cila akuzohet se ka vrarë 6 fëmijët e sapolindur.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë franceze, sipas të cilave nëna vrasëse rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.
Zbulimi i fëmijëve të vrarë daton me 19 tetor të 2007-ës, ku burri me të cilin gruaja bashkëjetonte gjeti trupat e pesë të sapolindurve të futur në thasë mbeturinash, në një bodrum të shtëpisë ku banonin.
Burri lajmëroi menjëherë forcat e rendit, të cilat arrestuan Lesage dhe më pas zbuluan edhe fëmijën e gjashtë që kishte vdekur.
E marrë në pyetje, gruaja pranoi se kishte kryer vrasjet mes viteve 2000-2007, menjëherë pasi kishte lindur e vetme në shtëpinë e saj. Mediat franceze shtojnë se procesi ndaj saj mund të zgjasë katër ditë.