Miniera e Bulqizës, RISHM nis inspektimin
Specialistë të Repartit të Inspektimit e Shpëtimit të Minierave kanë nisur inspektimin e minierës së kromit në Bulqizë, për të përcaktuar nëse në të duhet të rinisë puna apo jo.
Ata kanë mbërritur sot paradite në Bulqizë, për të parë nga afër gjendjen e minierës, në të cilën nuk punohet prej tre muajsh për shkak të grevës së minatorëve.
Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave e ka inspektuar për herë të fundit minierën e Bulqizës, gjatë kohës kur në të ishin të ngujuar minatorët në grevë urie dhe ka dhënë alarmin për degradimin e saj.