E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik Spahiu: Censusi shkel të drejtat e çamëve

Kryetari i KLD-së si dhe kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, deklaroi sot se procesi i regjistrimit të popullsisë shkel të drejtat e çamëve. Censusi nuk mban parasysh të drejtat e çamëve. Propozimi ligjor për këtë klasë të popullsisë u përjashtua nga ky regjistrim, u shpreh Spahiu, në takimin ku ishte i ftuar nga Instituti i Çamërisë.

Kryetari i KLD-së theksoi se procesi i ndjekur në këtë mënyrë, po sjell uljen artificiale të numrit të shqiptarëve në Ballkan. Gjithashtu, sipas tij, është e domosdoshme që shteti të inventarizojë të gjitha pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë.

Rruga ligjore duhet të ndiqej vetëm pas regjistrimit të pronave, por censusi nuk e bëri këtë, theksoi Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›