E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minilifting me të bardhën e vezës, për rrudhat e vogla

TIRANE- Maska me bazë vezën i kthen freskinë lëkurës tonë, pasi vezët përmbajnë albuminë por edhe vitamina si D, B2 dhe B12. 

Si e bardha edhe e verdha e vezës të dyja mund të përdoren për maska, por për një minilifting neve ju këshillojmë të bardhën e vezës. 

Rrihni dy të bardha veze me një lugë sheqer, dersa të bëhet që masë e plotë, ajo do shërbejë për të zbutur rrudhat,si dhe do mbyllë poret e zgjeruara. 

Pasi të vendosni maskën, mbajeni për 15 minuta dhe shplajeni fytyrën me ujë të ftohtë. 

Vezët janë të dobishme edhe për flokët e dëmtuara. Mund të përziejmë një të kuqe veze me 3 lugë të shampos tonë. Me këtë përzierje lahen flokët duke bërë masazh me gishta.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›