E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia kerkon hetime te kujdesshme ne Maqedoni

Tirana zyrtare reagoi sot lidhur me ngjarjet e fundit ne Maqedoni. Ministri i jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto ngushelloi familjet e pese shtetasve maqedon qe u gjeten te vrare dhe theksoi se eshte e nevojshme ruajtja e qetesise nga te gjithe faktoret.

Zoti Haxhinasto tha se hetimi i plote i kesaj ngjarjeje dhe nxjerrja e fajtoreve para ligjit do tu prese rrugen keqinterpretimeve dhe manipulimeve politike.

Qeveria shqiptare dekaroi sot se hetimi i plote i 5 vrasjeve ne Maqedoni duhet te behet ne nje atmosfere te qete. Ministri i jashtem Edmond Haxhinasto tha se Tirana zyrtare po i ndjek me shume vemendje te zhvillime ai shprehu ngushellime familjeve te qytetareve qe jane gjetur te vrare ne Maqedoni.

Ne keto momente eshte e nevojshme te kete nje qetesi nga ana e te gjithe faktoreve. shte e rendesishme ti japim mundesi hetimit te plote te kesaj ceshtjeje dhe te mos lejojme aspak te behen keqinterpretime apo manipulime politike e mediatike persa i takon kesaj ngjarje. Kerkohet nje hetim i plote dhe pas hetimit fajtoret te vihen para ligjit - tha ai.

Ministri Haxhinasto foli edhe per gjendjen ne veriun e Mitrovices duke kerkuar uljen e tensioneve. Veriu i Mitrovices gjithashtu eshte nje situate te cilen ne po e ndjekim. Rritja e tensioneve nuk i sherben askujt. Sigurisht jemi gjate nje procesi zgjedhor ne Serbi dhe uroj qe keto tensionime te mos jene ne funksion te zhvillimeve zgjedhore atje - tha ai.

Zoti Haxhinasto tha se ceshtja e te drejtave te shqiptareve eshte ceshtja madhore kryesore e Ministrise se Puneve te Jashtme. Krahas ne rajon Maqedoni e Kosove Shqiperia eshte duke biseduar edhe me Greqine qe te zgjidhen problemet e komunitetit cam. Sipas tij jane duke u bere perpjekje maksimale per tu gjetur zgjidhje  te drejtave te tyre te pronesise dhe te levizjes se lire gjithe te drejtat e tyre legjitime. Tirana zyrtare vleresohet shpesh per rolin e saj ne sherbim te paqes dhe qendrueshmerise ne rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›