E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministeriali i NATO-s-Kryediplomati Hasani vlerësoi bashkëpunimin mes KFOR dhe policisë së Kosovës

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel,  shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani tha se, vendi ynë  do të vijojë të luajë rol parësor në paqen e sigurinë mes të gjitha vendeve fqinje të rajonit, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin mes KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës.

Në sesionin e posaçëm të Ministerialit, me fokus Ballkanin Perëndimor, ministri nënvizoi se Aleanca duhet të reagojë në mënyrë të njëzëshme, duke dërguar një mesazh të qartë për çdo përshkallëzim të mundshëm.

Ai gjithashtu  vlerësoi pranimin e propozimit të BE-së nga autoritetet e Kosovës mbi krijimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe nxiti palët të angazhohen në dialogun konstruktiv, si e vetmja garanci për një paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme.  

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›