Festimet për 111-vjetorin e Pavarësisë, Curi: Jemi popull teatral. Rama “krye-Ismaili” ynë

Vendi festoi sot 111-vjetorin e Pavarësisë, por analisti Arjan Curi nuk i ka kursyer kritikat lidhur me festimet që u mbajtën. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Curi u shpreh se shqiptarëve i pëlqen teatraliteti në rastet e festave kombëtare dhe nuk fokusohen shumë te thelbi.
Ai nuk la pa ironizuar edhe batutën e Ramës gjatë intervistës me Frederick Kempe, presidenti i Këshillit Atlantik, i cili kur u pyet në lidhje me fotografinë e Ismail Qemalit pas tij, u shpreh me shaka se ishte gjyshi i tij.
“Pamë shumë Ismailër Qemalër, me në krye krye-Ismailin tonë që është kryeministri i cili edhe në intervistat botërore mburret që i ngjan Ismail Qemalit. Jemi vend teatraliteti, ndërkohë që vendet fqinje festa kombëtare nuk i kanë kaq teatrale i kanë më shumë thelbësore. Në vend të kalit, pamë makina sportive dhe unë që po mendoja që Ismail Qemali do të ishte më i lumtur po të vinte me këto makina sesa me karrocën që i ngeli në shi”, tha Curi.
/rtsh.al/